Kandidati i PS në Tiranë fton qytetarët, Etjen Xhafaj: Votoni nr. 12- për Kavajën, Rrogozhinën e për të gjithë Shqipërinë

Kandidati i PS në Tiranë fton qytetarët, Etjen Xhafaj: Votoni nr. 12- për Kavajën, Rrogozhinën e për të gjithë Shqipërinë

Përmes një mesazhi në “Facebook” shkruan:

“Mirëmëngjes ☀️ 

Rastësia dje deshi që shorti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të caktonte numrin 12 si numrin e Partisë Socialiste në renditje të fletës së votimit, pikërisht numrin tim si kandidat për Kavajën e Rrogozhinën në Qarkun e Tiranës.

Një rastësi e bukur që vjen si ogur i mirë, siç ka qenë për mua privilegji për të punuar me njerëzit e mrekullueshëm të Kavajës dhe Rrogozhinës, dhe ekipin energjik e punëtor të #PartisëSocialiste në të dy qytetet. 

Jam mirëpritur në lagjet, shtëpitë, zonat, familjet, në fillim si aleat, më pas si mik e në shumë prej jush edhe si djalin tuaj. 

Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve! Dhe zotimet e mia për punë e përkushtim janë përgjigja që kam, jo vetëm ndaj mbështetësve tanë, por sidomos ndaj atyre që nuk janë të tillë, pasi do e provojmë nëpërmjet përkushtimit e punës që ne jemi zgjedhja e duhur!

12- për Kavajën, për Rrogozhinën, e për të gjithë Shqipërinë! Bashkë do t’ja dalim!”

https://www.facebook.com/114265903829452/posts/200883631834345/?d=n