Akademia e futbollit të moshave në Kavajë ka thyer çdo parashikim dhe arritur rezultate të shkëlqyera në sezonin 2021-2022.
Ekipi i U13 u shpall kampione e vitit pas fitores 4-3 në finale përballë Deutsch Sport duke korrur një rezultat fantastik pasi gjatë gjithë sezonit, në 19 ndeshje arritën 17 fitore dhe 2 barazime. Një sukses i jashtëzakonshëm.
Ndërkohë në mënyrë shumë dinjitoze u prezantua edhe ekipi i U11, pasi ata arritën të shkojë deri në finale.
Por ajo që bie në sy tek kjo akademi është Dëshira e trainerit dhe drejtuesve për të rritur sportistë të kompletuar.
Megjithatë, tani pas këtyre sukseseve Elita në Kavajë i ka kthyer sytë nga Europa.
Pjesmarrja në turne të ndryshëm jashtë vendit ka shërbyer jo vetëm për të mundur kundërshtarë të rinj, por fituar eksperiencë.
I gjithë Stafi, duke filluar nga Drejtues akademie Ariel Shtini, Trajnerët Mirel Duka, Ornejd Shala, Erand Hoxha, Barom Bani janë të përkushtuar për të përgatitur brezin e ri të futbollistëve të Kavajës.
Gjatë muajit qershor Ekipet e Elitë morën pjesë në Turneun “ Ballkan Promises” në Maqedoni e cila u vleresua si një eksperiencë shumë e mirë për fëmijët e Akademisë.
Akademia Besa Elitë dhe Drejtuesi Ariel Shtini kanë nisur punën dhe së shpejti presin të promovojnë lojtaret e akademisë në ekipet më të forta ndërkombëtare. Drejtuesi Shtini i cili bën edhe rrolin e menaxherit te lojtareve kërkon t’u ofrojë një mundësi të mirë të gjithë talenteve të Kavajës.
Akademia Elite është një mundësi që hap shumë porta për fëmijët Kavajas pasi edhe motoja e saj është: “Të jetojmë shëndetshëm dhe edukohemi nëpërmjet sportit”.