Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u nda nga jeta papritur, në moshën 45-vjeçare.
Bogdani ndodhej në ambientet e një hoteli duke konsumuar kafen e mëngjesit me miqtë.
bëjnë të ditur se Bogdani ishte ankuar se nuk merrte dot frymë lirisht në ato çaste.
“Nuk marr dot frymë“, mësohet të ketë thënë ai. Ai ka shkuar në tualet por nuk është kthyer më. Vonesa e tij ka bërë që miqtë që ndodheshin në tavolinë të nxitojnë dhe të hapin derën e tualetit me forcë.
Gerti Bogdani është gjetur pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar urgjenca për t’i dhënë ndihmën e parë.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në QSUT, ish-deputeti i PD nuk ka mundur të mbijetojë.
Shkak për vdekjen dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak. Gerti Bogdani la pas dy vajza të mitura dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.