Gazetari, publicisti dhe Shkrimtari Fatmir Efica është nderuar me titullin e Lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.
Ceremonia e dorëzimit të Titullit më të lartë të qytetit do të organizohet sot në orën 18:00 në Kiniteatri “Aleksandër Moisiu”.
Titulli është akorduar nga Këshilli Bashkiak i Kavajës, do dorëzohet sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive.
“Me Motivacionin: Prej më shumë se katër dekada në rolin e komentatorit sportiv dhe si gazetar, staticient e publicist (autor i disa librave) ka nderuar qytetin e Kavajës dhe Shqipërinë në promovimin e vlerave të futbollit”, është motivacioni i titullit Qytetar Nderi i Kavajës.
Fatmir Efica ka një përvojë të jashtëzakonshme ne gazetari si Komentator, gazetar, statisticien (arshive private) dhe publicist (autor i gjashte librave sportive). I pari me 1995 “Besa e Kavajes një histori”, i dyti historia e futbollit shqiptar për të Rinj” me 1998, i treti “Legjenda me emrin Partizani” me 2016, i katerti “Erzeni 85 vite histori dhe… emocione” me 2017, i pesti “Luzi 2008, 10 vite futboll dhe sfida”, i gjashti “Egnatia nderi i Rogozhines” me 2020”. Me 16.12.1978 fitues i konkursit per komentator futbolli ne Radio -Tirana. Me 31.10.2001 fitues i cmimit kombetar “Anton Mazreku”. Efica është edhe një ndër themeluesit e Gazetës “Sport Ekspres”. Me nje mesatare te jashtezakonshme shkrimesh, mbi 600 të tillë në një vit.