“Ju thashë s’keni parë gjë akoma, ja ku e keni”, presidenti i Egnatias: Titulli për Dwamenan, tani për Champions League

E gjithë Rrogozhina është në festë. Egnatia triumfon ndaj Partizanit dhe ngre lart titullin kampion. Ibrahimoglu shkurorzoi demat në “Air Albania”, teksa goli i tij vendosi fatet e këtij takimi.

Rrogozhinasit janë në “qiellin e shtatë” pasi fitojnë për herë të parë titullin kampionë. Një trofe që vjen 12 ditë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, me rrogozhinasit që fitojnë dopietën në këtë sezon, duke dominuar çdo kundërshtar si në kampionat edhe në Kupë.

Emocionet janë të mëdha te Egnatia, teksa nuk mungojnë as lotët. Agim Demrozi padiksutim është mjaft i lumtur për këtë titull.

“E kisha thënë që nuk kishi parë gjë akoma më 1 qershor të vitit të kaluar.  Këtë trofe ia dedikoj familjes time që më kanë ndjekur kudo. Së dyti ia dedikoj Dëamenas që ka dhënë shumë për klubin tonë dhe së fundmi tifozëve dhe lojtarëve.

Unë e besoja se do të arrinim këtu. Unë iu kam thënë se nuk keni parë gjë akoma dhe ne sot e vërtetuam.

A kishit frikë nga Partizani? Vetë, sot nuk kam patur frikë nga Partizani. I shikoja çunat shumë të karikuar.

A të shijoi skema? Ishe nga të parët që isha dakort për skemën. Më shijoi, por po të ishte edhe Tirana do të ishte edhe më bukur, do të kishte tifozë më shumë.

Champions League? Duhet të festojmë këto dy kupa që kemi marrë. 2 javë çunat do të jenë pushim dhe më pas do të nisim punën.

Premio dhe lojtarët? Kurajo dhe suport për të gjithë lojtarët. Çunat i kanë marrë premiot individuale, I kanë fituar të treja këtë vit. 1 për Europën, 1 për Kupën dhe 1 për titullin.

Fernando? Fernando nuk largohet ka kontratë me ne edhe 1 vit. Nuk e di kush e ka thënë, por Fernando nuk largohet”, mbylli kreu i Egnatias.