Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.8.
Viktima jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja e trupit të 52-vjeçarit, nuk rezultuan shenja dhune. Po ashtu bëhet e ditur se 52-vjeçari njihej si person i alkoolizuar.