“Jepi gojës e do gjesh kufomën e…”/ Kërcënohet eksperti i IT, Gent Progni

Eksperti i IT, Gent Progni, ka publikuar në rrjetin social Facebook, një e-mail të ardhur në adresë të tij, siç ai pretendon, ku kërcënohet me jetën e djalit.

Kërcënimi është tepër i rëndë dhe që duhet të merret seriozisht nga autoritetet.

Vetë Progni shprehet se kërcënime të tilla i vijë për shkak të denoncimeve të vazhdueshme që ai bën për insititucionet shtetërore dhe aferat korruptive, kryesisht në institucione që kanë të bëjnë me mbajtjen dhe menaxhimin e të dhënave digjitale të qytetarëve.

Postimi i Prognit:

Image

Kushdo qe e ka marre guximin te nise kete email i ka bere llogarite gabim! Dhe po pate bythe vetem afrohu! Se ju djeg e verteta ime kaq shume nuk do arrini ta ndaloni dot!