Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Peza është akuzuar për shkarkime nga puna në RTSH, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në procese gjyqësore duke rënduar gjendjen financiare të mediumit publik.
Ai u zgjodh 2 vite më parë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar.
Në mars të këtij viti u njoftua nga burime në RTSH se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen, dorëheqje e cila disa orë më vonë u përgënjeshtrua nga vetë ai.