Jemi ca gjaknxehtë si popull, por vetëm me njëri-tjetrin…
Nga: Mentor Kikia
Shkaku i konfliktit që çoi në vrasjen e një polici të FNSH në Lezhë ishte se viktima dhe autori janë grindur për dritat e gjata të makinës, në një pikë karburanti.
Pak ditë më parë, një tjetër në Berat e “thau” fqinjin sepse e ofendonte shpesh.
Kronika është e mbushur plot me ngjarje të këtij soji.
U zunë për vendin e parkimit, pastaj e vrau.
I gërrvishti makinën, pasij u zunë e njeri vdiq.
I kishte ca lekë borxhe dhe nuk ia jepte.
E vrau fqinjin për gardhin dhe vijën e ujit
U zunë se i hyri lopa e fqinjit në jonxhën e tij
e vrau se e kishte parë me inat
I hodhi sytë gruas kur po pinin kafe…
I kishte ngacmuar motrën në rrugë…
Këto arsye janë të shumëgjendura si motive vrasjesh këtu, ndër radhët e këtij populli gjaknxnehtë, kryelartë dhe të ndershëm.
Por një pyetje kam unë: Po sikur ky populli të ishte kaq gjaknxehtë me qeveritë, me ata që e shtypin, e vjedhin, e mashtrojnë, i marrin bukën dhe nderin, e pastaj e tallin dhe përbuzin? Po të kishim qenë vërtet kaq kryengritës, a do të ishte sot ky, vendi më i keq-qeverisur dhe populli më i varfër në Europë?
Ndoshta e kam gabim, por unë mendoj se ky popull kaq rrebel me armë në dorë, përpara shtetit dhe interesit, shndërrohet në servil, tulatet, shtrohet përtoke. Kavaja.Net