Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin “Open” në News24 , mes analistit Artur Zheji dhe Çlirim Gjatës. Ndërsa Zheji ka folur për operacionin e kryer nga SPAK ka pasur edhe ndërhyrje nga Gjata.
I revoltuar Zheji i është drejtuar Gjatës se po bën rolin e zhurmuesit, duke mos e lënë të përfundojë mendimin.
Pjesë nga debatet
Zheji: Gjatën nuk e sqaroj dot, kemi presione të ndryshme
Gjata: Ç’i ke këto mo burrë, nuk je mësuesi i klasës që vendos nota.
Zheji: Ti po më vë mua shtatë nota mor burrë . Më thua mua bën propagandën e SPAK, më the shumë gjëra
Gjata: Mos mu drejto atëherë
Zheji: Ti mu drejtove gjithë kohës
Gjata: Më qetë…
Zheji: Më qetë ti se më lodhe, boll, o zhurmues, je i lodhshëm sinqerisht. Kam kaq kohë që të lë, unë hap gojë ti ndërhyn.
Gjata: Përse më drejtohesh atëherë
Zheji: Por je këtu… Përse bën polemikë me mua? Përse?
Gjata: O Zheji, ti je një kalë race në stallën e analistëve shqiptar, përse e prish debatin
Zheji: Nuk po më lë të përfundoj mendimin tim.