“Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh”/ Salianji: Nuk dorëzohem! Fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga burgu

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me deputetin e PD Ervin Salianji. Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite. “Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme.

Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, u shpreh Salianji.

Salianji tha se Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur.

Ai u shpreh se seanca e kaluar u shty për t’i dhënë mundësi Fatmir Xhafajn për të sjellë nëpërmjet avokatëve të tij, vendimin me vulën e butë. Salianji deklaroi se ndihet sot si i dënuar politik.

Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.

Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut. Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur. Kam bërë një betejë për shoqërinë”, tha Salianji./Bw