Iu vihet zjarri kontejnerëve me mbetje, tym e flakë, era e keqe mbulon zonën

Një zjarr i qëllimshëm iu është vënë disa kontejnerë të mëdhenj mbetjesh në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Nga djegia për disa orë gjatë pasdites së mërkurë të mbetjeve të një rrobaqepësie dhe të një fabrike letre është krijuar një situatë katastrofike mjedisore. Era e keqe dhe retë e dendura të tymit kanë mbuluar dhe janë përhapur në një zonë të konsiderueshme duke alarmuar banorët e zonës.

Automjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar disa orë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit që krijoi një ndotje mjedisore alarmante.


Ndërkohë që nuk është bërë e qartë se kush janë subjektet që mbetjet nuk i transportojnë në inceneratorin e Elbasanit që e kanë fare pranë bizneseve ku kryejnë aktivitetin e tyre.