Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë në Shkodër, ku objektiv ishte një i fisit Bajri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkodër.
Burime zyrtare thanë se në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi Admir Bajri, banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.