I riu që shihni në foto është Joan Muçllari, djali i pronarit të Hotel Voloreka në Pogradec, të cilit iu bë atentat këtë mesditë.
Mësohet se i plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit sapo mbërriti në spital, mori në pyetje personin e plagosur, Joan Muçllari. Ai tha në pretendimin e tij se dy persona e kishin plagosur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Sakaq, dy autorët e dyshuar janë identifikuar si Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.