Itali/Sekuestrohen 100 mijë euro drogë e destinuar për tregun e të rinjve, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

 

Mbi 100 mijë euro drogë e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma. Kjo është vlera e përllogaritur e drogës së kapur nga polica e Parmës, të cilët bllokuan dhe arrestuan një 41-vjeçar shqiptar në rrugën Lago Verde, në zonën e fushave të regbit.

Një zonë që tradicionalisht nuk është një nga pikat e nxehta të shpërndarjes së drogës, por që njihet për praninë e shumë përdoruesve të rinj të drogës që frekuentojnë parqet dhe shkollat përreth. Shpërndarësi, i cili kishte një thikë të vogël me hashash në xhep, të përdorur për të prerë lëndën, u ndalua pikërisht në zonën e gjelbër.

Në makinën e tij, brenda ndarjes së motorit, efektivët gjetën tre pakot e para të drogës. Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij, ku janë gjendur 10 pako me hashash. Droga, e shitur me pakicë për rreth 10 euro për gram, do të kishte sjellë të ardhura totale mbi 100 mijë euro. E gjitha e destinuar për konsumatorët e shumtë të rinj të Parmës.

Sekuestrimi – nënvizoi kreu i ekipit të skuadrës së lëvizshme të Komisariatit të Policisë së Parmës – Cosimo Romano – u bë gjatë një operacioni të nisur nga kreu i Komisariatit për të luftuar shitjen e drogës me pakicë dhe shumicë: janë prerë dy kanale furnizimi me kokainë dhe hashash të cilat ne besojmë se ishin të destinuara për një klientelë të diferencuar”.