Itali/ Aksident tragjik, vdes 18-vjeçarja shqiptare, rëndë shoqja e saj!

Një aksident tragjik mbrëmjen e 30 qershorit i ka marrë jetën një 18-vjeçareje me origjinë shqiptare nga Castelmassa, Bianca Papushallaj.

Aksidenti ndodhi në Torretta di Legnago, në provincën e Veronës. Në gjendje të rëndë është edhe shoqja e saj, e cila po lufton me vdekjen në spital.

Sipas informacioneve të para, dy të rejat ishin drejtuar për në Legnago në rrugën provinciale 46, në një zonë rurale.

Befas, rreth orës 21:00, ndodhi rrëshqitja e frikshme që e përplasi makinën pas një peme. Për momentin nuk ka të dhëna për ndonjë përplasje me makina të tjera.

Bianca vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj, M. C., është në gjendje të rëndë në spitalin e Veronës.

Viktima kishte nisur të punonte prej pak kohësh si bariste në një lokal shumë të preferuar nga të rinjtë në Castelmassa.

Familja e saj, nga Shqipëria, është e respektuar në fshat, ndërkohë që i ati, Rudin Papushallaj, njihet pasi ka luajtur futboll me skuadrën amatore të fshatit.

Image