Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Shqiptari, ende i paidentifikuar u gjet i vdekur pasditen e djeshme në Largo Leonardo da Vinci, në lagjen San Paolo, Romë. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët e kanë gjetur të shtrirë në asfalt me njolla gjaku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
43-vjeçari shqiptar ka marrë një dëmtim në kokë dhe sipas ekzaminimit fillestar mjekësor, ai ka qenë i ulur në një stol kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
Mjekët kanë dyhsime se ai mund të jetë sëmurur por mbetet e paqartë nëse vdekja ka ndodhur para goditjes me asfalt apo më pas.
Trupi është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.