Prej 2 javësh një i moshuar, që ishte strehuar në shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, rezulton i humbur.
Bëhet fjalë për 72-vjeçarin Shefqet Muharremi, i cili në rrethana ende të paqarta është larguar nga azili pa asnjë gjurmë.
Kanë qenë familjarët e tij që kanë bërë publike në ‘BalkanWeb’ rastin në fjalë, ndërsa ata bënë me dije se kanë bërë edhe denoncimin në policinë e Kavajës dhe të Durrësit.
Familjarët e tij apelojnë për ndihmë, ndërsa luten që për çdo informacion, ktë ontaktoni në këtë nr.tel: 0673025094.