Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Mediat e vendit helen, shkruajnë se viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamandi. Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar më herët për vrasje në zonën e Kipselit dhe trafikim kokaine.
Për këtë krim, shqiptari ende kishte detyrim paraqitje në Mykono. Dyshohet se 27-vjeçari i kishte borxh disa personave, vlera e së cilës përllogaritej diku te 200.000 euro.
Gruaja e Mariusit, i cili në Greqi njihej si Marios, ishte shtatzëne me binjakë dhe rezulton pronare zyrtare e karburantit, që menaxhohej nga i shoqi.