Ishte në kërkim, Policia e Kavajës arreston të dënuarin me burg për plagosje nga Gjykata

Kavajë/ Arrestohet i kërkuari për plagosje!

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.