Ish-ministrja e bujqësisë, Themie Thomai ka ndërruar jetë ditën e sotme nga pasojat e COVID-19.
BalkanWeb mëson se Thomai vdiq në moshën 75-vjeçare prej komplikacioneve që pësoi pasi u prek nga virusi.
Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1975 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e bujqësisë në Shqipëri.
Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.