Ish- zevendeskryeministrja Senida Mesi është vlerësuar me titullin Ambasadore e Paqes.
Mesazhi i Senida Mesi:
E lumtur që vlerësohem nga Federata e Paqes Universale Shqiperi dhe Universal Peace Federation International me titullin “Ambasador i Paqes”.
Nder i veçantë për mua që ky titull mu dha nga President Moisiu, burrë shteti i mençur, i dashur, ekuilibrues dhe mbrojtës i interesave Kombëtare, të cilin e vlerësoj jashtëzakonisht shumë për gjithë kontributin e dhënë ndër vite dhe të qënurit kaq aktiv edhe sot.
Ky titull mu dha gjatë një aktiviteti me temë ” Roli i medias dhe lajmit të rremë në formatimin e shoqërisë” mes gazetarësh të njohur: si Aleksandër Çipa, Anila Hoxha, Dhimitër Gjoka, etj nën kujdesin e Defrim Methasani
Na takon secilit në rrugëtimin e jetës sonë të përçojmë paqe dhe positivitet dhe të gjejmë rrugët e bashkëpunimit edhe atëherë kur duket e pamundur.
Paqja fillon nga familja e ndaj këtë titull ja dedikoj familjes sime! ❤️