Ish- futbollisti Kavajas mbështet Erion Veliaj në Perplasjen me FSHF-në, Neritan Bajaziti: Ka ardhur koha të ndryshojmë futbollin!

Ish- futbollisti Kavajas mbështet Erion Veliaj në Perplasjen me FSHF-në, Neritan Bajaziti: Ka ardhur koha të ndryshojmë futbollin! 

Ish- Futbollisti Kavajas Neritan Bajaziti ka shfaqur hapur mbështetjen për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përplasjen e tij me Kreun e FSHF- së Armando Duka për zgjedhjet për kreun e ti të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përmes një statusi në Facebook, Bajaziti i bën thirrje gjithë brezit të tij të përfshihen në këtë debat pasi sipas tij ka 20 vite që Federata nuk përfaqëson futbollin. 

Statusi në Facebook: 

“Çuna” FORCA! Ka ardhur koha të ndryshojmë Futbollin⚽️

I bëj thirrje futbollistëve tê brezit tim sidomos atyre që kanë përfaqësuar Ekipin Kombëtar të mbështesim të gjithë Lalin për ta çuar sportin përpara! 20 vjet nuk përfaqësohet Futbolli nga njerëzit që dhan aq shum për🇦🇱