Ish- Drejtori i PD reagon për vizitën e Deputetit Xhafaj e Kryebashkiakut Krali tek Spitali i Kavajës, Jaupi: Shkuan në vendin e krimit pasi e vranë me politikat e tyre


Ish- Drejtori i Kulturës në Kavajë Gentjan Jaupi e cilëson si shkuaje në vendin e krimit vizitën që Deputeti i PS Etjen Xhafaj dhe Kryetari i Bashkisë Redjan Krali bënë sot në Spitalin e Kavajës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ish- drejtori i PD thotë se PS është përgjegjësja për gjendjen aktuale të Spitalit i cili u ndërtua nga qeveria Berisha.

Teksa rendit disa nga funksionet që ky spital duhet të kryente sot, Jaupi thotë se PS e përdori politikisht investimin prej 10 Milionë Euro ndërsa sistemin e Shëndetësisë e ktheu në “pasaportë” per emigrimin e mijëra mjekëve dhe invermierëve nga vendi.

Kujtojmë që herët Kryebashkiaku Krali dhe Deputeti Xhafaj vizituan Spitalin e Kavajes në kuadër të “Tetori Rozë”, muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Statusi i Plotë i Gentian Jaupi

Te kthehesh në vendin e krimit!

Godina e spitalit të Kavajës u ndërtua nga qeverisja e demokratëve ne vitin 2010 me një fond prej afro 10 milionë eurosh. Ai u projektua për t’i ofruar shërbim të 140 mijë banorëve, me një staf të kualifikuar prej 170 punonjësish.

Në spitalin e Kavajës, funksiononin 10 reparte të ndryshme, përfshirë dhe pavijonet të cilët ishin të pajisur me sistemin e ngrohjes, e shtretër dhe aparatura bashkëkohore si dhe dy salla kirurgjie.

Sot, ky spital i ndërtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve jep vetëm shërbime bazike, me mungesë të theksuar të stafit dhe ekspertizës tek tuk, me një degradim të aparaturave, fasadës dhe logjistikës.

Sot, spitali i Kavajës është drejt shkërmoqjes totale. Të gjithë ne i prekim përditë rastet kur për problemin më të vogël orientohesh drejt spitalit të Durrësit, po ashtu na ka rastisur që të trokasim dyerve të spitalit edhe në orët e mbrëmjes por aty nuk gjen askënd, përveçse një mjek roje, që maksimumi të këshillon një serum.

Ky degradim nuk vjen, për shkak të mjekëve, por për shkak të Partisë Socialiste. Në 2 mandatet e tyre, nga keq-menaxhimi, e kthyen spitalin në një kazermë ushtarake, në një godinë boshe shumë larg standardeve dhe qëllimeve për të cilat u ndërtua.

Shkaktar i këtij degradimi është partia socialiste e cila me politikat e saj anti-kombetare ka përzënë qindra e mijëra mjekë e infermierë drejt Gjermanisë, duke përdorur vakancat për emërime politike të militantëve të saj duke shkaktuar kësisoj një handikap të madh në shërbimet që ky spital duhet të ofronte.

Ndaj përfaqësuesit e Partisë Socialiste sot shkuan në vendin e krimit, sepse ata e “vranë” atë pak gjë të mirë që ishte ndërtuar aty. Minimalisht duhet të bënin një “Mea Culpa” për gjendjen e spitalit sot dhe jo të bëjnë propagandë me hallet e qytetarëve që propaganda e tyre boshe i shtyn të rropaten dyerve të spitalit të Durrësit ose Tiranës./ Kavaja.Net