Ishte 17 janari i 2012. Pas nje zenke me drejtorin e lajmeve te provokuar nga ky i fundit pa shkak dhe abuzivisht ne nerva e siper vendosa te largohem nga televizioni. Po nuk mund te ikja pa trokitur tek drejtori i pergjithshem, Drejtor kasemi, ose sic e thirrja shume perzemersisht shef Kasemi si ish ushtarak dhe ne rrespekt te profesionit te dikurshem qe kishte patur edhe im ate.
Trokas ne dere dy here, hap deren dhe shoh sesi drejtori cohet menjehere ne kembe dhe me miresjellje me jep doren dhe me fton te ulem. Ne fytyre duhet te isha shume i ngrysur pasi shef Kasemi me thote me zerin e njeriut babaxhan e dashamires qe te qetesohem, e se cdo gje do te rregullohet. Fjalet e tij melhelm me qetesojne si me magji me bejne te kthjellet dhe kesisoj i tregoj se cme kishte ngjare me personin problematik.
Nga: Erion Skëndaj
Me degjoi pa me nderprere per asnje moment dhe ne fund me tha fjalet me magjike per veshin e cdo te punesuari.
“Erjon mos u merzit une e di te verteten. Shefi te do te vlereson e te rrespekton per punen qe ti ben. Ti nuk do ikesh nga news 24 sepse ti je pjese e familjes se madhe qe quhet news 24. Ti do vazhdosh punen normalisht sikur nuk ka ndodhur asgje dhe une do merrem personalisht me personin qe te ka stresuar dhe penguar ne punen tende”.
Aty per aty une vendosa dhe lidha besen me news 24 dhe drejtorin tim qe me pas u be shoku dhe miku im edhe pasi iku nga news 24 dhe krijoi Tv Fax News. Une nuk ika nga news 24 dhe vijoje ende punen ne te njejtin televizion me po te njejtin zell e perkushtim sepse isha dhe jam i nderuar e vleresuar qe nga shef Kasemi dhe te gjithe ata qe e pasuan ne detyre.
Sot qe po shkruaj keto dy rreshta qe nuk mjaftojne asesi per shef Kasemin ndihem i pikelluar ne shpirt per humbjen e madhe si te jete nje njeri i familjes time, sepse une humba sot nje mik nga me te miret dhe media humbi nje shpirt te lire dhe luftarak.
Shef Kasemi te qoft dheu i lehte! Ne nuk te harrojme kurre!
https://www.facebook.com/1470581898/posts/10218436380568737/?d=n