Ish-Deputeti i PS sulmon Edi Ramën, Andis Harasani: Loja me Spiunë nga një qeveri që shet edhe by..ën

Ish- Deputeti i PS Andis Harasani ka sulmuar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e djeshme në Gramsh.

Harasani në një “Story” në Facebook, shkruan se: “Filma me spiunë për një qeveri që për një euro shet edhe bythën”.

Me vonë ish socialisti, duke ju referuar ngjarjes ku dy Rusë fotografuan ish- uzinën ushtarake të Gramshit dhe sulmuan me sprajt dy ushtarët roje thotë se ne jemi me fat që ata nuk shkuan të fotografojnë Inceneratorët.

“Shqiptarët janë me fat! Imagjinoni çfarë katastrofe do të ishte nëse këta super agjentë rusë do të fotografonin inceneratorin e Tiranës?”,  shkruan Harasani në Mesazhin e dytë.

/Kavaja.Net