Bylis njoftoi para disa orësh që Emmanuel Egbo nuk do të jetë më trajner i ekipit. Klubi ballshiot mbylli bashkëpunimin me nigerianin, teksa trajner të ri ka emëruar Nevil Deden.
Për këtë të fundit debutimi do të jetë sa i veçantë, por edhe me mllef. Bylis do përballet me Elbasanin këtë të diel në orën 16:00 dhe për Deden do të jetë sfida e parë në krye të ballshiotëve.
Kujtojmë që Elbasani e largoi Nevil Deden disa javë para fillimit të kampionatit. Tashmë, debutimi i tij si ‘timonier’ i Bylisit pritet me shumë interes, ku përballë do të ketë ish-ët e tyre, ndaj të cilëve do të kërkojë hakmarrjen.