Instalacioni 4mln euro tek Kryeministria, Teliti: Paratë janë, por ato shpërdorohen dhe nuk shkojnë tek qytetarët

Në një reagim në Facebook, Dorian Teliti ka reaguar me kritika të ashpra ndaj qeverisë Rama.

Ai shkruan se 4 mln euro do t’i kushtojë shtetit një instalacion prej druri në oborrin e Kryeministrisë, duke shtuar se ekonomia, biznesi dhe konsumatori kanë nevojë që paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë aty ku më shumë duhen.
Statusi:

Parate jane…thjesht shperdorohen dhe nuk shkojne te qytetaret.

4 milione euro do i kushtoje buxhetit te shtetit instalacioni prej druri ne oborrin e KM-se.

Po cfare mund te behej me keto para? Cfare mund te paguhet me 4 milione euro?

mund te paguhen 40 dite ndihme ekonomike per 63 mije familjet qe trajtohen me kete skeme. Apo pse jo…mund te perfshihen ne kete skeme mbi 6200 familje qe jane perjashtuar padrejtesisht nga skema dhe te mbulohet pagesa vjetore e tyre me keto para ose mund te trajtohen me pagese papunesie per nje periudhe 1 vjecare plot 2400 persona qe kane humbur vendin e punes.

ose 86 mije pensioniste do mund te merrnin bonusin e fundvitit prej 5mije lekesh.

ose mund te pajisen me laboratore te rinj shkollat e sistemit 9-vjecar, aq te nevojshme sidomos tashme qe jemi ne prag te fillimit te vitit akademik.

mjaft me shpenzime luksi dhe te panevojshme. Ekonomia, biznesi dhe konsumatori kane nevoje qe parate e buxhetit te shtetit te shkojne aty ku me shume nevojitet, dhe kurrsesi ne gardhe apo oborre kryeministrore.

304777314 447800187368683 4683066783272932505 N