Ministria e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e qeverisë thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19. ”
“Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes”,thekson ministrja e Financave.
Anila Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19.
Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID. Po ashtu edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive.
Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!