Infektohet me koronavirus deputeti socialist, publikon foton prekëse: Duke numëruar ditët!


Një tjetër politikan shqiptar është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili e jep vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bushati tregon se është në ditën e katërt të simptomave të virusit, ndërsa nuk jep shpjegime për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai e shoqëron postimin me një foto, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit. “Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

F77fe8e4 A306 4df6 9628 Bf906744eb87 640x731

/Bw