Ilvi u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, motra e tij: Policia e ka dhunuar një herë

Ilvi Meta është 31-vjeçari që në Maj të vitit 2022 u vetëvar brenda Komisariatit të Kavajës pasi ishte shoqëruar për vjedhje.

Motra e të riut gjatë një interviste televizive ka treguar se vëllai i saj ëdhtë shoqëruar shpeshherë nga Policia, por në një rast ishte dhunuar nga punonjësit e policisë për të pranuar krime që nuk i kishte bërë.

Ajo thotë se kur Ilvi lihej i lirë nga punonjësit e policisë ai kishte shenja të dukshme dhune në trup.

Deklarata e motrës së tij:

Po në vitin 2010 deri në 2011 ka qenë në Burgun e Rrogozhinës dhe një muaj po në Burgun e Rrogozhinës në vitin 2019. Dua të shtoj se Policia e Kavajës pas daljes nga burgu në vitin 2011 e ka shoqëruar shpesh Ilvin duke e dyshuar për aktivitet kriminal. Gjatë kësaj kohe Ilvi ka pohuar se është ushtruar dhunë në ambientet e Policisë Kavajë nga punonjës policie të cilët kërkonin që ai të pranonte fajet për krime të cilat nuk i kishte kryer. Në një rast Ilvi ka pohuar se ishte dhunuar aq shumë në ambientet e Policisë Kavajë saqë e kishin dërguar për mjekim vetë policët në Spitalin e Kavajës, kjo ka ndodhur përpara pandemisë. Në shumicën e rasteve kur dilte nga ambientet e policisë pasi e kishin shoqëruar kishte shenja të dukshme dhune të bëra nga policia. Ilvi ka treguar se kishte konflikt me një punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë më ka treguar edhe emin e tij por nuk e kam fiksuar pasi nuk i kam kushtuar vëmendje. Gjithashtu dua të sqaroj se ditën e ngjarjes përpara se të mermim vesh lajmin ka ardhur i njohuri ynë Bexhet Berberi, i cili është punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe i ka dhënë babait tim Agimit sendet personale të llvit duke i thënë “Që Ilvi po zihet me policët”. Babai e ka pyetur përse dhe Bexheti i ka thënë “për punë letrash”. Këtë histori mua ma ka treguar vetë babai im pasi unë nuk kam qenë prezent kur është takuar me Bexhetin.