Ilir Meta takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Meta është parë të futet në selinë blu i shoqëruar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Gjatë deklaratave në publike ata janë dakordësuar për aksion të përbashkët opozitar.

Në fotot e siguruara nga gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume, shihet ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka shoqeruar Meten deri tek dera kryesore e selisë blu.

Mesohet se gjate takimit eshte diskutuar edhe rreth koalicionit te ardhshem mes PD dhe PL per zgjedhjet e vendore, ku jo ne pak raste kreu i Partisë së Lirisë eshte shprehur se duhen kandidate te perbashket.

Dy liderët janë takuar për rreth 40 minuta në zyrën e kreut të PD dhe fokusohemi i këtij takimi ishte aksioni opozitar dhe po ashtu zgjedhjet lokale.

Grupi i Enkelejd Alibeaj pritet t’i paraqesë një propozim apo platformë lidhur me mënyrën se si do të bashkëpunojnë me Sali Berishën.

“E vetmja pjesë opozitare që nuk është bërë pjesë e takimeve apo një marrëveshje të bërë publike lidhet me grupimin e zotit Alibeaj  ku deri tani ka pasur thirrje nga mbështetës të zotit Berisha që të bashkohen.

Nga ana tjetër Ditën e djeshme Alibeaj ka deklarua se është një borxh bashkëpunimi ndaj shqiptarëve që të ketë një lloj bashkëpunimi dhe të jenë kandidatë që kenë një mbështetje euroatlantike.

Gjithashtu kam mësuar se në Grupin Parlamentar të PD në mbledhjen e përjavshme është diskutuar për një format që do u prezantohet javën e ardhshme  PD të Berishës lidhur me mënyrën se si do të mund bashkëpunojnë. Do të jetë propozim , një platforme e caktuar nga deputetët që mbështesin zotin Alibeaj përkundrejt zotit Berisha”, tha më tej gazetari Osmani për News 24.