Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin: Kam nisur sot rrugën juridike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se ka nisur procedurat ligjore të divorcit me Monika Kryemadhin.

Në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja e tij.

Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”, u shpreh Meta sonte në Syri TV.

Ndarja, tashmë edhe ligjërisht, ka ardhur pas një krisjeje për mbi 4 mujore, ku Meta ka jetuar i ndarë nga Kryemadhi.

“Monika është më afër me SPAK-un se unë. Por SPAK është një organizatë kriminale, SPAK nuk e merr dot peng Ilir Metën as përmes bashkëshortes, ish-bashkëshortes, apo fëmijëve”, deklaroi Meta, duke shtuar:

“Unë nuk e di se çfarë pagesash ka bërë ajo, 20 mijë euro aty, 30 mijë euro këtej. Më pyetën edhe në SPAK. Ku di gjë unë…”, deklaroi Meta.