Ilir Meta: Basha s’ka qenë asnjëherë kryetar, PD hyri në krizë se u eliminua vota e lirë


Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Partia Demokratike hyri në krizë për shkak se u eliminua vota e lirë. Sipas kreut të shtetit, Luzlim Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar përgjatë këtyre 8 viteve. Edhe kur ka qenë, sipas Metës, s’ka pasur asnjëherë një qëndrim konkret.

Madje, sipas Metës Basha mori vendime staliniste duke përjashtuar njerëzit nga Partia Demokratike.

Kriza ne PD erdhi sepse u eliminua vota e lire. Unë nuk kam dashur të marrë një pozicion për zhvillimet ne PD. Por, Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar në këto 8 vite mungesa e lidershipit të tij ka qenë e qartë. Zoti Basha nuk ka qenë kryetar dhe kur ka qenë i tillë, sepse nuk ka patur kurrë një qëndrim për një çështje nga fillimi deri në fund. Nuk ka pasur kurrë një mendim të tij të ligjshëm edhe për individ të caktuar që kanë qenë në parti, dhe ai ka marr një qëndrim ‘stalinist’ duke i përjashtuar të gjithë. Kuvendi duhet të ishte thirrur nga vetë ai për të vendosur legjitimitetin e tij si kryetar. Nuk e bëri sepse e dinte që ishte një pakicë”, u shpreh Meta për Syri Tv.

Kreu i shtetit bëri të ditur gjithashtu se pasi ai të largohet nga presidenca do të ketë një ridimensionim të opozitës duke qenë sipas tij, drejtësia ka rënë para presionit të shumicës politike.

Kemi një drejtësi që prej kohësh ka rene ne gjunjë para shumicës dhe presionit politik. Mjafton te shohim aferën e tmerrshme te inceneratoreve per te kuptuar se ku ndodhet sot drejtësia. Do ketë një ridemensionim dhe përshkallëzim të veprimit opozitar, për këtë të jeni të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet një vullnet i ri politikë në Shqipëri për ndryshime të vërteta. Për të zgjuar pikërisht qytetarin shqiptar dhe për t’i thënë atij që është ai Zot i këtij vendi”, u shpreh ai.