Ikona e futbollit Kavajas Alush Merhori dhe “dinastia” e… Merhorve


Marrë nga Sektori i Sporteve Kavajë

ALUSH MERHORI dhe “dinastia” e… MERHOREVE

Simbol i vlerave familjare, qytetare dhe …SPORTIVE. Ne kete trekendesh e zhvilloi jeten e tij intensive, shume intensive madje, deri sa mbylli syte e la pas nje trashigimi te rralle.

ALUSH MERHORI eshte Ai qe ka dhene gjithcka per futbollin kavajas dhe jo vetem. Arriti cdo gje me pune e perkushtim absolut. I eshte gezuar, vec shume e shume gjerave qe kane peshe ne jete, edhe titujve te rendesishem qe i fitoi me merite te padiskutueshme si: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi” i Kavajes dhe nga Presidenca “Mjeshter i Madh” (Pas Vdekjes).

Cdokush ne Kavaje e cmonte si nder njohjen, komunikimin dhe bashkepunimin me Alush Merhorin. Kujtoj se, per fat prej 52 vitesh kam jetuar ne nje lagje, thuajse ne nje rrugice me Xha Alushin, dhe komentatoret me te medhenj te sportit Shqiptar Anton Mazreku e Ismet Bellova, viziten e pare, sa here vinin ne Kavaje, per arsye pune e cdo motivi tjeter, e benin ne familjen e Alush Merhorit. Dera bujare e mikpritese, xhentilesa fenomenale e Alushit, ishin virtyt i larte qe deshmonte se te angazhiohesh ne sport duhet te sfidosh cdo barriere dhe te krijosh me ide te reja nje permiresim te ecurise, rezultateve e drejtimit me te mire ne sport.

Alush Merhori i ka bere te gjitha ne sport.

Futbollist, trainer (kryesisht me portieret me te medhenj te Kavajes e futbollit shqiptar). Jane emrat Qemal Vogli, Sulejman Maliqati, Shefqet Topi, Haki Arkaxhiu e Sotir Shkurti, ata per te cilet mund te thuhet se “pasaporten” e kerieres se tyre e kane mare nga Alush Merhori.

Me tej ka punuar, drejtues i klubit “Besa” Kavaje per mbi nje dekade, mesues i Edukimit fizik (ne Synej ku eshte nderuar dhe me titullin “Krenaria e Komunes” Synej) po dhe ne impenjime te tjera shoqerore e civile, te cilave ia ka dale ti permbushte me dinjitet te larte. Jo me kot eshte perzgjedhur ne formacionin e shekullit te XX per futbollin kavajas.

Alush Merhori lindi ne Kavaje me 23.02.1923. E ka nisur karieren fare i ri si futbollist, pikerisht kur kampionateve te para te fuitbollit te viteve te paraclirimit, po u vihej “dryni” per shkak te luftes se dyte boterore. Qe shfaqur jo dhe aq rastesisht si sulmues sepse ai luante e stervitej pa njohur kurrefare limiti kohor.Praktikonte aq shume gjuajtje e menyra stervitje sa sot do ti kishte zili cdo trainer profesionist.

Alushi duhet pohuar se kishte nje elegance e teknike te persosur me topin qe i mundesonte ne loje finalizime te perkryera. Gjuante me te dyja kembet.

Edhe pse kishte nje shtatlrtesi pak mbi mesatare (179 cm), Alush Merhori shenonte edhe me koke per shkak te kercyeshmerise si te nje kampioni atletike. Luante perkrah “Tarzanit” Qamil Teliti, e shume emrave te tjere te spikatur te futbollit kavajas.

Pas prezantimeve te pare te mrekullueshme ra ne sy me teper ne kampionatet e “panjohur zyrtarisht” te viteve te Luftes (1939-1944). Dhe kjo ishte nje arsye e forte qe menjehere pas clirimit, Alush Merhori do te “rekrutohej” nga Partizani. Te kjo skuader do ti’ fitonte te gjitha. Thuajse me shpejtesine e “eres”, duke u bere madje nje protagonist i madh dhe i suksesshem.

Arriti te fitoje 3 (tre) tituj kampione e po kaq Kupa te Shqiperise. Historike ka mbetur finalja e Kupes me 1948 ndaj Tiranes 1-0 ku Partizani e merte trofeun nga goli i vetem i Alush Merhorit.

U aktivizua dhe ne shume ndeshje nderkombetare te kesaj periudheve te pare te futbollit te viteve te pasclirimit. Te Partizani eshte nje prej themeluesve te kesaj skuadre qe u promovuar ne skenen e elites se futbollit shqiptar me 04.02.1946..

Por edhe pse luajti tre vite ne Tirane me te kuqte, ishte Kavaja ajo qe e therriste dhe kishte gjithnje nevoje per klasin, talentin e stilin e lojes se Alush Merhorit. Sebashku me vellane e tij Sadikun dhe shume emra te tjere te shquar te futbollit kavajas si Vasip Alushi, Fiqret Libohova, Qamil Teliti, Demir Karriqi, Riza Damarja, Mustafa dhe Vaid Cara, kusheririn e pare Ramazan Merhori, etj.

Alushi rikthehet ne vitin 1950 per te mos u shkeputur me nga Kavaja. Me perjashtim te periudhave kur ne dy qytetet fqinjeve Peqin dhe Rrogozhine e therritnin pasi kishin nevoje per punen e tij shembullore. Dhe Alush Merhori ndonese me periudha te shkurtera, ka dhene kontribut te madh edhe ne keto qytete ku roli dhe kontriobuti i tij ka qene vertete mjaft spikates.
Po le te ndalemi pak me gjere te “dinastia” e MERHOREVE. I pari i Merhoreve qe ka qene pjese e Beses se traditave te medha eshte Mustafa Merhori qe ka luajtur si portier. Por Alush Merhori mund te quhet sa nje “princ” po aq dhe nje “mbret” te fisi i tij qe kapercen ne numer futbolltesh rekord per “Ginnes” (gjithsej 21).

Alushi konsiderohet keshtu jo vetem prej karieres se tij brilante, por edhe per ate afirmim me shume vlera dhe ne brezat e tjere qe do te sillnin mjaft kontribute per futbollin kavajas dhe jo vetem, pasi solli trashigimtare jo vetem drejtperdrejte nga familja si psh: dy djemte Nimet Merhorin me klasin e tij te paperseritshem e djalin tjeter Ylli, por edhe femijet e femijeve, dy nipat Danielin e Arbrin, per te mos thene tani, pavaresisht se xha Alushin e ndare nga jeta me 13.01.2011 nuk e kemi me midis nesh, ne fushe erdhi radha e koha te zbresin e luajne tashme me fanelen verdhezi te Beses se Kavajes, “sternipat” e tij.

Nje tradite familjare qe ka shkuar dhe ka ecur ne forme stafete, se ciles me te drejte i eshte vene emri “DINASTIA E MERHOREVE” dhe ja perse: Sadiku ishte i vellai dhe luajti krahas tij edhe djali Saimir Mehori.

Ramazani ishte kusheri i pare dhe bashke me te luajti edhe djali Dervish (Astriti) dhe djali tjeter Arben Merhori. Ndersa Merhore te tjere qe kane luajtur duhet ti ndajme ne fakt qe ti ndajme ne tre breza per ta kuptuar me se miri edhe periudhat e kontributeve te tyre. Jane:

Brezi i pare i Merhoreve: Mustafai (portier), Alushi (sulmues), Qazimi (mbrojtes), Sadiku (sulmues), Ramazani (sulmues) dhe Abdyli (mesfushor).

Brezi i dyte i Merhoreve: Nimeti, Ylli (djemte e Alushit), Ziniu, Saimiri (djemte e Sadikut), Astriti dhe Arbeni (djemte e Ramazanit).

Brezi i trete i Merhoreve: Danieli dhe Arberi (djemte e Yllit), Saimir dhe Kledi (djemte e Ziniut), Astrit dhe Arben (djemte e Ramazanit), Jonaldi (djali i Agimit), Morisi (djali i Nazmiut).

Sa do vitet te kalojne mes emrave te medhenj atyre qe i quajme legjenda, eshte skalitur ne meyre te patjetersueshme dhe emri i ALUSH MERHORI. Kete emer kurre nuk do ta zere “pluhuri i harreses”..

Nderimi e respekti per te ne cdo rast i ka kapercyer kufinjte e Kavajes. Sepse meritat e tij shtrihen sa gjate, po aq dhe gjere, ne te gjitha dimensionet e jetes sportive. Duke rritur e lartesuar permasat e asaj qe quhet Mjeshtri Futbollistike ne nivele krenarie, per te mos thene ca me teper se sa kaq. Eshte kjo arsye madhore qe Kavaja futbolldashese dhe skuadra e saj “Besa” per meritat dhe kontributet e emrave te shquar te saj ku ben pjese dhe ALUSH MERHORI, perbejne nje vater nder me te begatat e futbollit shqiptar.

Burre fisnik dhe nje familjar i shkelqyer. Alush Merhori ka 4 (kater) femije. Baba i dy vajzave Djana dhe Pranvera, te martuara njera ne Elbasan e tjetra ne Kavaje, por qe prej disa vitesh se fundmi jetojne ne Tirane. Dy djemte Nimeti, mjeshtri i shquar i futbollit kavajas eshte shperngulur prej disa vitesh ne Durres, por jeton aktualisht ne Belgjike, ndersa YLLI eshte ne Kavaje, fiks ne ate lagje (nr. 1) e shtepi ku Alush Merhori beri historine e madhe e teper te nderuar te familjes Merhori.

Jane edhe plot niper e mbesa qe e kane zgjeruar edhe me rrethin e “Dinastise” se Merhoreve, atyre qe prijes kane patur e do te kene gjithmone, njeriun shume te pervecem e teper te shquar nga cdo kendveshtrim ALUSH MERHORI…

 

Pergatiti (Fatmir Efica)