IKMT po vijon aksionin sot sërish te “Prestige Resort” për të tretën ditë, megjithëse është e diel dhe shumë qytetarë e turistë vijojnë të pushojnë.
Fadromat janë duke shembur pjesën ballore, para resortit. Sipas inxhinierëve, ajo që është ndërtuar para resortit është bërë për shkak të erozionit për të mbrojtur objektin dhe për t’iu ofruar pushuesve një lloj qetësie para hotelit.
Ndërkohë pushuesit kanë lënë mëngjeset dhe kafet e tyre për të filmuar ‘superaksionin’ e INUK, ndërsa dhjetëra forca policie ndodhen në vend.
Një turist u shpreh i habitur se si ka mundësi që ky aksion vijon dhe të dielën, kur për të gjithë është një ditë për të pushuar dhe kaluar kohë me familjen e njerëzit e dashur.