Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka nisur aksionin për shembjen e ish kabinave të plazhit në Golem.
Prej disa ditësh banorët janë njohur me vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak Kavajë për shembjen e këtyre godinave njëkatëshe, bazuar në akt-ekspertizën e thelluar e Institutit të Ndërtimit, që i ka nxjerr me dëmtime DS4.
Banorët kanë treguar se askush nuk ka ardhur t’i kontrollojë banesat, sepse ato nuk kanë pasur asnjë dëmtim pas tërmetit.
Ndërkohë, drejtori i shërbimeve në bashkinë Kavajë, Ledio Hysa shpjegon se familjet do të trajtohen me bonus qiraje.
Banorët janë kundër shembjes dhe kërkojnë transparencë për të gjithë procesin, sepse i tremben faktit se banesat e tyre po shemben për t’i hapur rrugë ndërtimeve në bregdet, meqë sipërfaqja e tokës është shtetërore.