Identifikohet viktima që u hodh në lumë, dyshimet e para

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak me parë në qytetin e Beratit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur ne lumë nga ura në qytetit, duke gjetur vdekjen.


Trupi i viktimës u nxor pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH-së. I moshuari është identifikuar si Elmaz Bajraktari, 80-vjeç, banues në Berat.

Burimet e para konfirmojnë se ai vuante nga skleroza.