Identifikohet viktima nga aksidenti në Kavajë-Rrogozhinë, kush është i riu që humbi jetën në vend

Është identifikuar viktima që humbi jetën në aksidentin e frikshëm ndodhur sot në Kavajë- Rrogozhinë në zonën e quajtur ‘Bishti i Zhurit”.

Sipas burimeve nga Policia, viktima është identifikuar si Ndriçim Dervishi, rreth 32 vjeç.

Policia në njoftimin paraprake bëri më dije se dyshohej se bëhej fjalë për dy viktima, por sipas gazetarit dhe burimeve nga vendngjarja, bëhet fjalë për një të vdekur.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.