Është identifikuar personi që u gjeti mbytur paraditen e sotme në rezervuarin e Gjençit në Korçë.
I mbyturi është 25-vjeçari Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug të Lushnjës.
I riu, është dënuar më herët nga policia për veprën penale shkatërrim i pronës me zjarr, i kryer me bashkëpunim, ndërsa paraprakisht dyshohet se Xhaferri është goditur me sende të forta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.