I zhdukur prej 6 ditësh, familjarët humbin kontaktet me të moshuarin nga Kavaja (Emri+Foto)

Një 80-vjeçar nga Kavaja ka humbur prej 6 ditësh. Familjarët e Zyedi Allushit, banues në fshatin Vorrozen kanë humbur kontaktet me të moshuarin prej të enjtes (2 shtator) rreth orës 09:30.

Ata shprehen se vendi ku është parë për herë të fundit ka qenë Ura e Draçit dhe ende pas 5 ditësh nuk po gjendet.

Në momentin kur është larguar nga banesa Zyedi Allushi kishte veshur këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Kush ka informacion ose e ka parë lutet të njoftojë policinë në Nr. 112 ose familjarët në Nr 0693524851 dhe 0693524937 

zyediallushi