I vuri flakën barërave në tokën e tij, por digjet edhe vetë, ndërron jetë 68-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 68-vjeçar është djegur teksa i kishte vënë flakën tokës së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.