Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në Itali, ku nga rrëzimi i teleferikut humbën jetën 14 persona, mes tyre shumë fëmijë. I vetmi i mbijetuar i tragjedisë në Alpet Perëndimore ishte 5-vjeçari Eitan Biran, i cili siç shkruajnë mediet e huaja, ka pyetur “ku është mami im”, pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe gjyshërit iu vranë nga rrëzimi i teleferikut.
Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit. 30-vjeçari Amit Biran e kishte mbështjellë në krahët e tij për ta mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.
Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit e më pas u përplas nëpër disa pemë.
Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vrarë.
Familja është nga Izraeli por jetonin në në Italinë Veriore, pasi Biran punonte në një klinikë në Pavia kurse bashkëshortja e tij e diplomuar për psikologji kujdesej për djemtë.