Heroi i Egnatias, Edison Ndreca shënoi një gol me tepër peshë kundër Tiranës.
Për herë të parë, rrogozhinasit morën pikë në “Arena Egnatia” ndaj kësaj skuadre. Një sukses që gëzon Ndrecën, me mbrojtësin që pranoi se Egnatia do kthehet te rezultatet positive dhe se është një prej skuadrave pretendente për titullin kampion.
“Jam shumë i lumtur që fituam tre pikët, pasi erdhi në momentin që duheshin këto pikët. Pastaj jam i lumtur edhe për pjesën që shënova. Shpresoj që të vazhdojmë me fitore dhe të kthehemi aty ku na takon. Ne i punojmë standartet dhe më kishin thënë që të shkoj në atë pikë. Shkova dhe shënova. Unë ndihem mirë në krahun tim dhe më vjen mirë që funksionon manovra për të gjetur golin. gjithmonë futbolli ka nevojë për tu përmirësuar. Edhe elementët që janë afruar janë për të bërë diferencën. Egnatia do të kthehet aty ku e ka vendin. Nuk kam asnjë dyshim që do jemi pretendenti kryesor për të fituar titullin. Ndaj kampionëve skuadrat janë më të karikuar. Formati final four na jep të drejtë për të besuar dhe për të qënë pretendent për titullin” pranoi Ndreca.