I moshuari gjendet i pajetë në banesën e tij, ja çfarë thotë policia

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit juglindor.

Sipas burimeve policore, shtetasi i identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70 vjeç nuk ka pasur shenja dhune.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima vuante nga një sëmundje. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.