I kuq, polemika dhe një kryevepër me goditje dënimi. Egnatia mund 1-0 Skënderbeun


Egnatia ka mundur Skënderbeun me shifrat 1-0 sot duke vazhduar marshimin e saj në tentativën për t’i shpëtuar zonës play-out, ndërsa afron korçarët edhe më shumë më rënien nga kategoria.

Në fakt ndeshja është dominuar nga Skënderbeu që ka krijuar më shumë lojë e raste për shënim, edhe pse mbeti me 10 lojtarë pas 30 minutash, kur Berisha u ndëshkua me karton të kuq. Por diferencën e bëri një goditje dënimi e Imerit i cili shënoi në mënyrë mjeshtërore golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 52’.

Një gol që gjithsesi sjell tre pikë të arta për Egnatian, e cila nuk lejon arratinë e skuadrave që ka më sipër në renditje, ndërsa vazhdon rrokullisjen e Skënderbeut që mbetet në vendin e fundit në klasifikim.