Ka ndërruar jetë sot në moshën 75- vjeçare ish- Kryetari i Bashkisë së Kavajës Selim Veizi.
Veizi ishte infektuar me Covid19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.
Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist në vitin 1993.
Ai ka qëndruar për i vit në krye të kësaj detyre.
Selim Veizi është viktima e 5 vetëm vetëm javën e fundit nga Covid19 në Kavajë.
Stafi i Kavaja.Net i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i Xhenetit 🤲