I dënuar për vrasje dhe trafik droge, ky është 45-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Yzberisht

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u shënua në Buleverdin e Ri në Yzberisht gjatë mesditës së sotme. 

Zbulohet identiteti i të ndjerit, ku burime të sigurta bëjnë me dije se bëhët fjalë për Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi’ i Yzberisht. 

Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

Ai konsiderohet si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe Selitës. 

Së bashku me vëllanë e tij I.A. dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98 të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Teksa pasi përfundoi dënimin për vrasje u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motor me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motor shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.