Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafik droge në Itali, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dritan Beti, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Arrestimi i 49-vjeëarit u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian./Bw