Policia e Kavajës ka arrestuar një të ri pasi ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 Vite burg për vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë në praga ka rënë M.Ç 36 vjeç banues në Kavajë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasit:
– Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
– Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.